DONI TË KENI NJË LËKURË TË BUKUR? Ja pse duhet që të bëni edhe ndonjëherë dush me ujë të ftohtë – AlpeGossip
DONI TË KENI NJË LËKURË TË BUKUR? Ja pse duhet që të bëni edhe ndonjëherë dush me ujë të ftohtë

DONI TË KENI NJË LËKURË TË BUKUR? Ja pse duhet që të bëni edhe ndonjëherë dush me ujë të ftohtë

Dushin e ftohtë rrallë e herë e mendojmë si opsion, por do ta shihni me tjetër sy pas këtij artikulli. Dushi i ftohtë do të ndihmonte në rritjen e energjisë dhe jo vetëm. Të lahesh me pak ujë të ftohtë apo të vakët vjen me shumë përfitime për lëkurën. Cilat janë ato, i gjeni më poshtë:

1. I jep lëkurës shkëlqim

Një shpëlarje në fund të dushit me ujë paksa të ftohtë e ndihmon fytyrën të qëndrojë e re dhe e freskët për shumë kohë.

2. Parandalon plakjen e lëkurës

Uji i ftohtë aktivizon sistemin nervor dhe trupi çliron hormone dhe kimikate që luftojnë stresin, faktor shumë i rëndësishëm në plakjen e parakohshme.

3. Zvogëlon poret

Uji i ftohtë/vakët minimizon poret. I jep fytyrës freski dhe ka tendencë ta zbardhë lëkurën, ndryshe nga i nxehti që e lë paksa të fryrë ose të kuqe.

4. Parandalon problemet e lëkurës që lidhen me stresin

Me rritjen e “hormonit të lumturisë”, ulet niveli i stresit dhe rrjedhimisht çdo akne apo shenjë tjetër në lëkurë zhduket.

Burimi: Bright Side