KËNGËTARES SHQIPTARE I REALIZOHET ËNDRRA/ Mariah Carey i shkruan mesazh (FOTO) – AlpeGossip
KËNGËTARES SHQIPTARE I REALIZOHET ËNDRRA/ Mariah Carey i shkruan mesazh (FOTO)

KËNGËTARES SHQIPTARE I REALIZOHET ËNDRRA/ Mariah Carey i shkruan mesazh (FOTO)

“Only want you” është kënga e re e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora e cila po kthehet shumë shpejt në një hit dhe po pëlqehet nga të gjithë.

Klipi i këngës u komentua gjatë duke qenë se u përfol se Rita kishte kopjuar një skenë nga klipi i këngës “Everytime” të Britney Spears, mirëpo këngëtarja ka reaguar duke rrëfyer se klipi ishte një nderim për ikonat e muzikës pop.

Megjithatë së fundmi, këngëtarja shqiptare është lumturuar pa masë pasi ka pasur mundësi të flas me këngëtaren me famë botërore, Mariah Carey, e cila e ka falenderuar për suportin dhe i ka thënë se e do.

Ky mesazh ka emocionuar Ritën e cila e ka publikuar menjëherë  bisedën dhe pranë saj ka shkruar: ‘Jeta ime është e kompletuar. Të dua mbretëreshë”.