I DEDIKOI KËNGË BENIADËS/ Ja MESAZHI që këngëtari mori nga modelja – AlpeGossip
I DEDIKOI KËNGË BENIADËS/ Ja MESAZHI që këngëtari mori nga modelja

I DEDIKOI KËNGË BENIADËS/ Ja MESAZHI që këngëtari mori nga modelja

Beniada Nishani ishte një ndër banorët më të pëlqyera në shtëpinë e “Big Brother VIP” për çiltërsinë dhe pozitivitetin që e karakterizonte. Një artist i ri, Kejvi Latka ose i njohur ndryshe me emrin e artit Kevinjo, i ka dedikuar  së fundmi një këngë modeles.

Këngëtari ka treguar se ai e ka ndjekur ish-banoren gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme dhe më pas kishte vendosur të shkruante një tekst për të.

“Beniada ishte një figurë publike pasi doli nga “BBVIP”, ishte një personazh që pëlqehej shumë, unë e kam parë e kam ndjekur dhe një ditë shkova në studio dhe shkruajta tekstin. Nuk e kam bërë për klikime por për qejfin tim”.- tregoi ai për ‘Shqipëria Live’.

I dedikoi një këngë Beniadës, këngëtari zbulon

“Beniada me ka dërguar një voice record më ka suportuar më ka hedhur dhe në storyt e saj dhe kur ka qenë brenda shtëpisë personi që ia menaxhonte Instagramin dhe kam mbetur i kënaqur nga ana e saj pasi i ka pëlqyer si projekt muzikor. Beniada më tha: Wow, Kevinjo më ka thënë kushërira ime për projektin muzikor e kam dëgjuar më ka pëlqyer shumë.”-u shpreh këngëtari.