KUSH MUND TË ELEMINOHET SONTE? Luizi: Prisja më shumë nga Bledi, nuk ka sjellë situata të reja – AlpeGossip
KUSH MUND TË ELEMINOHET SONTE? Luizi: Prisja më shumë nga Bledi, nuk ka sjellë situata të reja

KUSH MUND TË ELEMINOHET SONTE? Luizi: Prisja më shumë nga Bledi, nuk ka sjellë situata të reja

Dea Mishel e pyeti Luiz Ejllin se kush mendon ai se del sonte nga shtëpia e “Big Brother VIP2”. Këngëtari tha se ka gjasa të dalë Bled Mane, pasi priste më shumë nga ai.

Krahasuar me situatat dhe debatet që ka sjellë në shtëpi, Luizi tha se priste që ai të ishte më ndryshe.

Ai shtoi se Bledi thjesht ka përsëritur situatat që banorët kanë krijuar që prej ditës së parë në shtëpi dhe nuk është që ka sjellë diçka të re, thjesht e ka sjellë në formën e vet.

Duke biseduar me Dean, Luizi shtoi se ai nuk ka sjellë ndonjë situatë “alla Bledi”, por thjesht ka komentuar të gjitha situatat që kanë ndodhur mes banorëve.

Pra sipas tij, përfshirja e tij në debate apo diskutime të ndryshme, ka qenë vetëm për të dhënë opinionin e tij në mesin e një mosmarrëveshje mes dy apo më shumë banorëve.