E BËN TË QAJË OSE TË LUMTUR…/ Dafina Zeqiri zbulon se si lidhen këngët e saj me gjendjen emocionale (FOTO) – AlpeGossip
E BËN TË QAJË OSE TË LUMTUR…/ Dafina Zeqiri zbulon se si lidhen këngët e saj me gjendjen emocionale (FOTO)

E BËN TË QAJË OSE TË LUMTUR…/ Dafina Zeqiri zbulon se si lidhen këngët e saj me gjendjen emocionale (FOTO)

Sfidat në internet gjatë kohës së karantinës kanë qenë të shumta. Dafina Zeqiri, këtë herë ka vendosur t’i sfidojë fansat një mënyrë tjetër. Ajo ka ndarë një tabele me pyetje lidhur me muzikën, duke ftuar ndjekësit ta plotësojnë me titujt e këngëve të saj, sipas preferencës.

Për të dhënë shembullin, Duffye e ka përfunduar vetë e para plotësimin e tabelas, duke na njohur kështu me mendimin e saj rreth hiteve që ka prodhuar ndër vite.

Kënga që e bën të kërcejë – “Vuj vuj”
Kënga që e bën të qajë – “Një herë në jetë”
Kënga që e bën të lumtur – “Kurrgjo nuk kallxojna”
Bashkëpunimi i preferuar – “Alo” ft. DJ Geek
Kënga që i di përmendësh të gjitha fjalët – “Rofe”
Kënga që luan vazhdimisht – “La Reina”
Kënga e preferuar – “Time Out”
Kënga që po dëgjon aktualisht – Remix 8D i “Lule lule” (Cricket rmx)
Kënga që lidhet më së shumti me të – “Merri krejt”

Epo, duket se për çdo gjendje emocionale, Dafina e ka një përshkrim me këngët e saj. Sfidë interesante kjo e Duffye-t, apo jo?