PAS NDARJES/ Seldi nuk e ka patur aspak të lehtë (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES/ Seldi nuk e ka patur aspak të lehtë (FOTO)

PAS NDARJES/ Seldi nuk e ka patur aspak të lehtë (FOTO)

Që prej gushtit u fol për një ndarje të mundshme të Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës. Zërat do të qarkullonin kudo derisa pak ditë më parë, në “Dance with me”, Seldi do t’i konfirmonte përfundimisht:

“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë
respekt për Mimozën dhe familjen e saj.”
Fjalët qarkulluan me shpejtësi dhe sigurisht u shkruajt sërish rreth ndarjes, këtë herë të zyrtarizuar!

Pas vërshimit të lajmeve nga mediat rozë, Seldi nuk ka vonuar të thumbojë disa njerëz specifikë, siç vetë ai iu adresohet.

“Janë disa njerëz specifikë në këtë botë që na duan aq shumë saqë i harrojnë “hallet” e veta dhe merren me “hallet” tona. Faleminderit që ekzistoni se pa ju do ishim shumë të qetë dhe s’do kishim stres.”

Këngëtari la të kuptohej se të qenurit në qendër të vëmendjes përsa i përket ndarjes nga Shkodra ia kishte vështirësuar situatën. Si kushdo tjetër, as Seldi nuk mund t’i shpëtonte kostos së famës.