BRUNO NË NJË ROMANCË TË RE? Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ i bëri lëmsh të gjithë me deklaratën e tij: Nuk dua ta tregoj në… – AlpeGossip
BRUNO NË NJË ROMANCË TË RE? Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ i bëri lëmsh të gjithë me deklaratën e tij: Nuk dua ta tregoj në…

BRUNO NË NJË ROMANCË TË RE? Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ i bëri lëmsh të gjithë me deklaratën e tij: Nuk dua ta tregoj në…

Bruno Shemsho ishte një nga konkurrentët më të komentuar në “Për’puthen”. Ai arriti të gjente dashurinë në program ku doli dhe çift me Florjana Gjinin.

Por pas disa kohësh dyshja vendosën t’i jepnin fund marrëdhnëies, ku nuk kanë munguar as thumbimet mes tyre në rrjetet sociale.

Bruno është goxha aktiv në Instagram ku shpesh herë zhvillon biseda virtuale me ndjekësit e tij. Që pas ndarjes shumë prej tyre janë kurioz të dijnë nëse ish-konkurrenti ka mundur të gjejë sërish dashurinë.

“Ndonjë të re nga jeta sentimentale”– e pyet ndjekësi.

“Edhe sikur të kem, nuk do i ndaja këtu momentalisht”- është përgjigjur Shemsho duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë dikë në krahë.

Rikujtojmë se në një intervistë të dhënë për “News 24”, ish-konkurrenti shprehu se janë disa faktorë që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës. Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.

Megjithatë ish-konurrenti shprehet se ishte më mirë që gjërat shkuan kështu, për të evituar një situatë më të keqe më vonë.