DETAJE TË REJA/ Kemali bën deklaratën shokuese për sëmundjen: Jam shumë i… – AlpeGossip
DETAJE TË REJA/ Kemali bën deklaratën shokuese për sëmundjen: Jam shumë i…

DETAJE TË REJA/ Kemali bën deklaratën shokuese për sëmundjen: Jam shumë i…

Dy ditë më parë pushtoi mediat turke lajmi se Burak Ozçivit, aktori i njohur nga roli i “Kemalit” është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është prekur nga “burnout syndrome”, një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur. Mediat shkruanin se aktori ka vizituar një psikolog dhe i ka thënë këto fjalë: “Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më”.

U shkruajt gjithashtu se Burak ka refuzuar disa projekte për seriale duke i shokuar fansat me lajmet se aktorin mund të mos e shihnin më në ekran.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë aktori i cili ka mohuar gjithçka mbi sëmundjen lajmet e mediave turke. Madje Burak është shprehur se është gati për sezonin e ri.


“Nuk ka asgjë të tillë, përkundrazi jam shumë i motivuar për sezonin e ri. Kam projekte të reja të cilat aktualisht po i mësoj skenarin”, ka thënë aktori.