PËR HERË TË PARË/ Donald Veshaj flet për lidhjen me Bora Zemanin (FOTOT) – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË/ Donald Veshaj flet për lidhjen me Bora Zemanin (FOTOT)

PËR HERË TË PARË/ Donald Veshaj flet për lidhjen me Bora Zemanin (FOTOT)

Në puntatën e sotme të “Shiko Kush LUAN”, dy nga të ftuarit ishin binjakët e famshëm Donald dhe Romeo Veshaj. Ata u bën pjesë e një nga lojërave ku duhet të kapnin një këpucë dhe kush nuk e kapte këpucën duhet t’i përgjigjej pyetjes: “Cili është emri i partnerit/es aktuale,apo ish-it të fundit?”

Përballë Donaldit u vendos Kejvina dhe ishte kjo e fundit e cila kapi këpucën e kështu Donaldi pati për detyrë të tregonte emrin e partneres aktuale.

Për herë të parë në mënyrë ekskluzive në “Shiko Kush LUAN” Donald Veshaj pranoi se partnerja e tij është moderatorja e mirënjohur Bora Zemani. Ky i fundit paçka se nuk e tha me zë të lartë, lëvizi buzët duke na hequr kështu të gjitha dyshimet e duke konfirmuar këtë lidhje të përfolur prej disa muajsh.