SHKAKU TRADHËTIA? Enca sapo na tha se është ndarë nga i dashuri (FOTO) – AlpeGossip
SHKAKU TRADHËTIA? Enca sapo na tha se është ndarë nga i dashuri (FOTO)

SHKAKU TRADHËTIA? Enca sapo na tha se është ndarë nga i dashuri (FOTO)

Këngëtarja e njohur Enca është shumë aktive si me projekte muzikore, ashtu dhe në rrjete sociale me postime të vazhdueshme. Mirëpo kur bie fjala për jetën private, ajo tregohet shumë diskrete.

Shpesh është aluduar për një të dashur zemre pasi Enca ka publikuar shpesh në Instastory foto romantike. Në verë ajo publikoi një foto buzë pishinës, ku dukeshin dy gota shampanjë dhe duart e saj dhe të një mashkulli.

Po ashtu nga fundi i muajit Tetor, këngëtarja tregoi me anë të disa fotove  shtratin e mbushur me petale dhe një buqetë me trëndafila rozë në cep të tij.

Ndonëse Enca nuk e konfirmoi kurrë këto gjeste kanë ngritur aludimet për një lidhje të mundshme. Gjithesi, edhe sikur të ketë qenë, mesa duket ka marrë fund.

Me anë të një fotoje dhe mbishkrimit që i ka vendosur, ajo ka treguar se është beqare. “Beqare, Rehat n’shpi tu e dit qe sme tradhton njeri”, ka shkruar ajo. Fakti që Enca ka përmendur tradhëtinë, ka ngritur aludimet se mund të jetë tradhëtuar nga mashkulli i lartpërmendur dhe tani që është beqare, ka rënë në qetësi.