”T’JA FUS PIRUNIN NË SY”/ Dy moderatoret shqiptare zihen keq në prani të së ftuarës – AlpeGossip
”T’JA FUS PIRUNIN NË SY”/ Dy moderatoret shqiptare zihen keq në prani të së ftuarës

”T’JA FUS PIRUNIN NË SY”/ Dy moderatoret shqiptare zihen keq në prani të së ftuarës

E ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH ishte Xheni Brahaj, e njohur si Sofia e Çanit. Moderatoret e emisionit, Sindi Sulaj dhe Enkelejda Fishekaj u takuan me Xhenin jashtë ambienteve të emisionit, por për shkak të një vonese nisi sherri. Ishte Enkelejda ajo që u vonua për intervistën, duke e acaruar Sindin. Sapo Enkelejda erdhi në takim, mes tyre nisën kunjat. “Hë princeshë erdhe? Ma ke sjellë në majë të hundës! Je gjithmonë me vonesë”, i tha Sindi Enkelejdës.

“Jam ngritur që në mëngjes dhe kam bërë gjithë atë rrugë, nuk kam nerva të duroj edhe ty”, ia ktheu Enkelejda.

“Me nerva duhet të jem unë dhe Xheni”, tha Sindi. Xheni e vendosur në siklet vendosi të çohet nga tavolina, por në këtë moment sherri degradoi.

“Më vjen t’ja fus pirunin në sy, po m’i ngre nervat keq fare”, tha Enekelejda. “Po unë për ça e kam thikën këtu?”, ia ktheu Sindi dhe të dyja u ngritën në këmbë duke shkaktuar një situatë shumë të sikletshme para të ftuarës. Në fund Enkelejda tregoi se e gjitha ishte një kamerë e fshehtë e emisionit. Të dy moderatoret u shprehën se kurrë nuk do vepronin në këtë mënyrë ndërsa Xheni u qetësua kur kuptoi se ishte një kamerë e fshehtë. Ndiqeni këtë moment në videon e mëposhtme