As vanilje, as çokollatë: Shqiptarët kanë vetëm një kërkesë modeste për vaginën – AlpeGossip
As vanilje, as çokollatë: Shqiptarët kanë vetëm një kërkesë modeste për vaginën

As vanilje, as çokollatë: Shqiptarët kanë vetëm një kërkesë modeste për vaginën

Pasi disktuam dje rreth vaginës, më specifikisht aromës së saj, njerëzit u shfaqën të revoltuar në komente. ‘Ç’është kjo vaginë e padepiluar, pse lesh do hamë ne?’, pastaj nisën ta krahasojnë me peshkun dhe në mendje na vjen një thënie e nënave tona, që thoshte se njeriu mësohet me çdo ushqim, pavarësisht nazeve që bën në fillim. Ose ‘rri pa ngrënë’. Do të marrë uria dhe do kthehesh tek ajo pjatë gjithsesi.

Megjithatë, pa hyrë në detaje të tjera, në fund të shkrimit kishim vendosur një sondazh dhe me ç’kuptuam nga votat, njerëzit pretendojnë vetëm diçka nga vagina: të ketë minimumin e higjienës. Nuk duan shije vaniljeje, aromë çokollate, freski alpesh dhe qumësht dallëndysheje, mjafton të jetë e larë.

69% e votuesve shkuan me ‘të paktën të aplikohet higjiena bazike’, 17% e duan vaginën siç e ka bërë natyra, sepse është një mrkeulli, ndëra 14% të tjerë ishin ‘vaginofobë’ dhe mendonin se vagina duhet dezinfektuar padyshim, pasi aroma dhe shija natyrale e trupit është e shpifur.