KINEMATOGRAFIA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet në moshën 90-vjeçare “James Bond”-i i parë (FOTO) – AlpeGossip
KINEMATOGRAFIA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet në moshën 90-vjeçare “James Bond”-i i parë (FOTO)

KINEMATOGRAFIA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet në moshën 90-vjeçare “James Bond”-i i parë (FOTO)

Sean Connery, aktori i parë që solli rolin e James Bond në kinematgrafi, është shuar në moshën 90-vjeçare. Aktori skocez interpretoi rolin e spiunit britanik nga viti 1962 deri në 1983. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur qindra role, por gjithmonë do të mbahet mend si “agjenti 007”.

Connery ka fituar një sërë çmimesh gjatë jetës së tij, mes të cilëve një Oscar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes. Ai interpretoi gjithashtu në disa filma të njohur si: “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade”, “The Rock” etj.

Çmimin Oscar e fitoi në 1988, kur ai u emërua aktori më i mirë dytësor për rolin e tij si një polic irlandez në “The Untouchables”. Legjenda e Hollywood-it ka lindur në Endiburgh, Skoci, në vitin 1930. Ai njihet për rolet e tij të shumta në kinematografi, jo vetëm si aktor por edhe si producent.