Irritohet aktorja e “Portokalli”: Unë dobësohem dhe shëndoshem kur të më dojë qejfi mua – AlpeGossip
Irritohet aktorja e “Portokalli”: Unë dobësohem dhe shëndoshem kur të më dojë qejfi mua

Irritohet aktorja e “Portokalli”: Unë dobësohem dhe shëndoshem kur të më dojë qejfi mua

E njohim me rolin e ‘Luzes’ në emisionin e humorit “Portokalli” por aktorja Renada Caci ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe për humbjen drastike në peshë që ajo pësoi kohë më parë. Duket se aktorja ka marrë sërish disa kilogramë, fakt i cili është komentuar në media dhe e ka irrituar aktoren.

Duke marrë shkas nga ky fakt aktorja ka vendosur të publikojë në llogarinë e saj personale në “Instagram” një video ku midis të tjerash thotë se ajo dobësohet dhe shëndoshet kur i do qejfi dhe motivi i vetëm është vetja e saj dhe askush tjetër.
“Kam një hall shumë të madh që dua ta ndaj me ju, fansat e mi më të mirë në botë. I vetmi motiv për të cilin unë u dobësova është jeta ime, karriera ime, fytyra ime. Unë shëndoshem dhe dobësohem kur më do qejfi mua dhe askush nuk është motivi për tu dobësuar, rrini të qetë.”- ka thënë Renada në videon e postuar në rrjetet sociale.