DUHET TI DINI/ Këto 5 mënyra do t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt nga gripi – AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Këto 5 mënyra do t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt nga gripi

DUHET TI DINI/ Këto 5 mënyra do t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt nga gripi

Në këtë periudhë jemi shumë të ekspozuar ndaj virozave të stinës dhe gripit, pradaj duhet të tregoni kujdes të madh me veshjen apo me qëndrimin në vende me shumë njerëz. Por nëse është shumë vonë për të marrë masa dhe nuk keni arritur t’i shpëtoni gripit, ka disa mënyra se si mund ta luftoni gripin dhe ta merrni veten më shpejt. Gjumi duket sikur është shoqëruesi më i mirë kur jeni me grip. Në fakt, ai rrit sistemin tuaj imunitar duke përmirësuar aftësinë e trupit për t’u mbrojtur nga viruset, por nuk duhet ta teproni me gjumin. Çfarë mund të bëni tjetër?

Pini një çaj të ngrohtë

Çaji si dhe supa e ngrohtë janë një mënyrë e mirë për t’ju çliruar nga simptomat e gripit. Avulli i tyre do t’ju ndihmojë për të çliruar hundët. Shoqërojeni çajin me pak mjaltë, pasi mjalti ju ndihmon për grykën e skuqur, si dhe lufton kollën.

Bëni një dush

Edhe dushi i ngrohtë do t’ju çlirojë hundët, si dhe do të lehtësojë frymëmarrjen. Plus, është shumë relaksues.

Mbushni jastëkët

Ju duket sikur sapo shtriheni ndiheni më keq? Kjo pasi kur shtriheni mblidhet mukusi, duke shkaktuar kollë apo dhimbje grykësh. Mbushini mirë jastëkët dhe mundohuni ta mbani kokën sa më lart.

Përdorni medikamente antigrip

Antigripët mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar simptomat. Por konsultohuni gjithmonë me farmacistin rreth simptomave.

Bëhuni aktivë

Gjumi do t’ju ndihmojë shumë, por duhet gjithashtu të jeni aktivë. Merruni me diçka, pasi do të ndiheni më mirë, sesa thjesht të rrini shtrirë.