Gruaja e Bashar Assad filmohet në spital, çfarë ka ndodhur me gruan e diktatorit – AlpeGossip
Gruaja e Bashar Assad filmohet në spital, çfarë ka ndodhur me gruan e diktatorit

Gruaja e Bashar Assad filmohet në spital, çfarë ka ndodhur me gruan e diktatorit

Gruaja e diktatorit sirian, Bashar Assad, Asma është filmuar duke folur me gratë në një qendër siriane të kancerit të gjirit, para se të merrte pjesë në seancën e radhës të trajtimit.

Zonja e parë e vendit u diagnostikua me kancer të gjirit në muajin gusht. Në atë kohë, Damasku pranoi se kishte filluar trajtimin për fazat e hershme të kancerit të gjirit.

Asma Assad u kap në kamera në një qendër lokale të kancerit.

Në pamjet e ngarkuara nga presidenca siriane, ajo është parë me një shami në kokë, duke përshëndetur ngrohtësisht stafin e spitalit dhe pacientët. Ajo duket se ka humbur flokët për shkak të kimioterapisë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.