TRAVIS SCOTT E TRADHËTOI? Reagon për të parën herë reperi dhe Kylie Jenner – AlpeGossip
TRAVIS SCOTT E TRADHËTOI? Reagon për të parën herë reperi dhe Kylie Jenner

TRAVIS SCOTT E TRADHËTOI? Reagon për të parën herë reperi dhe Kylie Jenner

Mbrëmjen e së hënës, në “Instagram” u përhap me shpejtësinë e erës një foto, ku shfaqej një mashkull që i ngjante shumë Travis Scott (me të njëjtin model flokësh), teksa përqafohej me një femër. Në foto është e pamundur të identifikohet portreti i tyre, por ishte e mjaftueshme që fansat t’i drejtoheshin reperit të “Astroworld” për sqarime, se përse nuk i ka qëndruar besnik Kylie-t.

Mirëpo Travis Scott nuk i ka aspak dëshirë thashethemet, ndaj përmes një postimi në rrjetet sociale sqaron se akuzat nuk janë të vërteta.

“Mediat duan të krijojnë lajme të pavërteta për të shkatërruar dashurinë e vërtetë. Unë nuk rri në ballkone me askënd. Provoni sërish. Unë dhe gruaja ime jemi të fortë. Kam dashuri vetëm për gruan time. Nuk kam kohë për të humbur. Mendoni sërish. Tani le t’i kthehemi festime” – sqaroi babai i Stormi-t.

Edhe Kylie Jenner duket se nuk i ka besuar aspak mediave! Mbretëresha e Make Up-it, uroi partnerin e saj për vendin e parë në Billboard me këngën “Sicko Mode”, përmes një foto të cilën e shoqëronte me emoji-n e një unaze.

Por a janë ata të fejuar?!

“Kylie dhe Travis kanë diskutuar në lidhje me martesën, madje ajo i ka treguar edhe se çfarë lloji unaze duhet t’i blejë. Ata ende nuk janë fejuar, po do të ndodhë dita ditës” – thanë burime për “E! News”.

Ndaj nuk ka vend për panik, kemi të bëjmë me dashuri të vërtetë!