Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, moderatorja Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë për moderatorin shumë të njohur, Alban Dudushi. Albani është ftuar në studion e emisioni dhe i është kërkuar që të gjej personazhin që qëndronte pas ekranit me anë të kolonave zanore që regjia i vendoste.
Ai është emocionuar pa masë kur pa se surpriza e parë ishte një video nga shoku i tij i fëmijërisë Ardi, të cilin prej 4 vitesh nuk e kishte takuar pasi jetonte në Filipine. Shoku i tij Ardi, u shpreh se ishte shumë i lumtur dhe i kënaqur që kishte një mik si moderator.
“Kam ndarë më Albanin momentet më të bukura e më të vështira të jetës sime. Ai ka qenë aty për mua gjithmonë në çdo moment duke më mbështetur. Shpresoj të të shoh sa më shpejt!”, tha ai.
Më pas, surpriza e dytë për Dudushin ishin prindërit e tij të cilët publikisht treguan se janë shumë krenar dhe të lumtur që kanë një djalë si Albani. Ata rrëfyen se kanë vetëm një vërejtje për djalin e tyre, që kishte të bënte pikërisht me pirjen e duhanit. Nëna e tij i kërkoi moderatorit publikisht që ta linte duhanin.
Ndërsa personi i tretë që surprizoi Albanin ishte e bija Joel, e cila e ka përlotur Albanin teksa i rrëfeu, krenarin dhe dashurinë që kishte për babain e saj dhe i kërkoi atij që marrëdhënia e tyre speciale mos të ndryshonte kurrë.
Surpriza e fundit ka qenë Bieta Sulo, bashkëshortja e tij e cila ka treguar disa nga pakënaqësitë që ka me Albanin dhe gjithashtu ka rrëfyer dhe mënyrën se si ata janë njohur.
“Albani nuk ka qenë vetëm shefi im në punë, por edhe shef në jetë, ai që pushtoi zemrën time. E kam adhuruar dhe e dashurova për atë që ai është. Nuk më ngelet gjë tjetër për të thënë, por vetëm të dua!”, ka rrëfyer Bieta.