Flet aktorja shqiptare: Do të zhvishesha për një rol të mirë, të fortë… – AlpeGossip
Flet aktorja shqiptare: Do të zhvishesha për një rol të mirë, të fortë…

Flet aktorja shqiptare: Do të zhvishesha për një rol të mirë, të fortë…

Aktorja e njohur shqiptare, Enxhi Cuku, ka qenë e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku është shprehur se do të zhvishej vetën nëse do të kishte një rol të mirë, në një film me skenar të fortë.

“Do të pranoja të zhvishesha për një rol të mirë, për një film me skenar të fortë”, ka thënë aktorja 22-vjeçare.

Enxhi ka luajtur disa filma, por u bë e famshme për publikun në interpretimin e filmit “Femrat”, të vitit 2013, ku bashkë me aktorin e humorit, Ermal Mamaqin kishte rolin kryesor.

Gjithashtu ajo ka qenë protagoniste në filmin e parë horror shqiptar “Bloodlands”.