Kledi Kadiu jetoi shumë kohë single/ Balerini tani ka një fjalë për martesën (FOTO) – AlpeGossip
Kledi Kadiu jetoi shumë kohë single/ Balerini tani ka një fjalë për martesën (FOTO)

Kledi Kadiu jetoi shumë kohë single/ Balerini tani ka një fjalë për martesën (FOTO)

Balerini i njohur shqiptar dhe vajza me të cilën vendosi të ndante jetën, Charlotte lidhën kurorë qershorin e këtij viti. Balerina, që është dhe mësuese joge, duket arriti ta bindë më në fund Kledi Kadiun ta hedhë pas krahëve beqarinë e zgjatur. Diferenca e moshës mes tyre është e madhe, gati 20 vjet, por kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien mes ciftit.

Po cfarë mendimi ka Kledi për institucionin e martesës, të cilit i qëndroi larg për shumë kohë?

Përgjigjen e jep me një pohim që flet shumë qartë. Martesa, tha ai për “Storie italiane“, “përfaqëson kurorëzimin, realizimin e cdo gjëje! Kam pare gjithshka qe ishte jeta ime në të shkuarën, si dhe të tashmen e të ardhmen. Kam një bashkëshorte të bukur, një vajzë të bukur, kam një familje”, theksoi Kledi, i cili shtoi më tej se Charlotte, e bija dhe nëna, Lindita, i japin forcë për të ecur përpara .