U NDANË NJË MUAJ MË PARË/ Gigi Hadid kapet “mat” duke dalë nga banesa e ish-të dashurit – AlpeGossip
U NDANË NJË MUAJ MË PARË/ Gigi Hadid kapet “mat” duke dalë nga banesa e ish-të dashurit

U NDANË NJË MUAJ MË PARË/ Gigi Hadid kapet “mat” duke dalë nga banesa e ish-të dashurit

Ata e quajtën të mbyllur romancën e tyre një muaj më parë. Megjithatë të mërkurën mbrëma Gigi Hadid u pa duke lënë shtëpinë e ish-të dashurit të saj Zayn Malik.

Modelja 23 vjeçare dukej disi e zymtë pas festimit të një ditëlindjeje të një prej miqve të saj. Edhe pse ishte natë, ajo mbante veshur një palë syze të zeza teksa largohej jo shumë e qeshur, raporton Dailymail. E gjitha kjo ngre dyshimet se dyshja e famshme mund të jetë akoma bashkë.

Bjondia simpatike kishte veshur një pallto kafe deri në fund të këmbëve dhe një palë këpucë sportive.

Tanimë Gigi po kap ritmin e punëve në New York, pasi udhëtimit që bëri në Itali, udhëtim në të cilat mediat thanë se ishte ndarë për herë të dytë me ish-partnerin Zayn Malik.