Ledjana e “Përputhen” ka marrë një dhuratë shumë romantike këtë Shën Valentin. Ajo publikoi në Instastory një foto ku shihej një arush dhe një buqetë me trëndafila të kuq, ku në mes ishte formuar shkronja “L”.
Dhurata ishte shoqëruar me një pusullë, në të cilën shkruhej “Më mungon”. Ledjana e fshiu menjëherë postimin e saj, por Meridian Ramçaj e ka kapur në kohë.
Ai e ka rishpërndarë në profilin e tij, duke thumbuar konkurrenten. “Mesazh dashurie në ditën e të dashuruarve dhe dhurata pafund? Kujt i mungon Ledjana sot dhe me kë ndihet e dashuruar? Urime Ledjana, por t’i kishe mbajtur më gjatë fotot pasi ishin të bukura dhe të ndjera”, ka shkruar Meridiani.
Kujtojmë se pak ditë më parë ai hodhi dyshimet se Ledjana ka një lidhje jashtë programit.