Flet gazetari shqiptar: Si e njoha dashurinë e jetës sime vetëm me ‘’1 like” dhe pastaj… – AlpeGossip
Flet gazetari shqiptar: Si e njoha dashurinë e jetës sime vetëm me ‘’1 like” dhe pastaj…

Flet gazetari shqiptar: Si e njoha dashurinë e jetës sime vetëm me ‘’1 like” dhe pastaj…

Ai është një ndër zërat më të ëmbël radiofonik por gjithashtu është i tillë edhe në jetën e përditshme. Bëhet fjalë për Blendi Salaj i cili sot i’u bashkua #thuajemepepsi për të folur për njohjet dhe lidhjet në rrjetet sociale.

Edhe pse tashmë ka një djalë 7-vjeçar, njohja dhe rënia në dashuri me bashkëshorten e tij Anora, është e freskët si puhiza e mëngjesit. Për të gjithë dëgjuesit dhe ndjekësit tanë live në rrjetet sociale, Blendi na tregoi historinë e tij të dashurisë të lindur online.

Ai fillimisht tregoi se me partneren është njohur në rrjetin social Facebook. Ata kishin miq të përbashkët por gjithçka nisi me ‘1 like’ dhe pas saj, biseda me orë të gjata për të njohur më mirë njëri-tjetrin.

Asokohe Blendi ishte në Shetet e Bashkuara dhe e folura e tyre zgjati rreth 2 apo 3 muaj para se ata të takoheshin për herë të parë. Ai u shpreh se për të ishte shumë e thjeshtë, pasi beson se ndryshimi mes personit virtual dhe atij që je në të vërtetë është shumë i vogël gjithashtu në vendet perëndimore shumica e lidhjeve nisin online.

Nga ‘1 like’ në muaj të tërë bisede virtuale, telefonata dhe lidhje me video-kamera, dashuria e Blendit dhe Anorës lindi dhe jo shumë vonë u zhvillua në martesë dhe u finalizua me ardhjen në jetë të djalit të tyre. Tashmë, vite në krah të njëri-tjetrit ata vazhdojnë të jenë të dashuruar si ditën e parë kur i lanë telefonat mënjanë dhe e panë të ardhmen e tyre në sy.