Vetëm djemtë shqiptarë mund të ngacmojnë një vajzë me këto shprehje: O goce… – AlpeGossip
Vetëm djemtë shqiptarë mund të ngacmojnë një vajzë me këto shprehje: O goce…

Vetëm djemtë shqiptarë mund të ngacmojnë një vajzë me këto shprehje: O goce…

Nëse një proces i thjeshtë ngacmimi apo interesimi i një djali për një vajzë do të ishte një bisedë e këndshme e cila mund të kalonte edhe ne flirt, në Shqipëri nuk ndodh kështu. Ngacmimi është kthyer në një “art” më vete nga të rinjtë në vend. Mjafton të bësh një shëtitje nga liqeni në Tiranë, apo në zona të ndryshme si parqet në qytete të tjera dhe do të shohësh një shumëllojshmëri ngacmimesh që djemtë hedhin në adresë të vajzave.

Ja një listë më format se si djemtë ngacmojnë vajzat në Shqipëri:

O goce a ka mundësi një minutë…

Kjo është një formë ngacmimi shumë e herët në vend. Ajo që na vjen ndërmend është se kështu mund t’i ketë folur për herë të parë babi mamit. Por kjo nuk do të thotë se kjo fjali, që në rastin më të mirë do i hapte rrugën një bisede, nuk vazhdon të përdoret akoma edhe sot.

Sa e mirë që qenke mi, si rrush…

Këtu mund të përmbledhim një mori “vlerësismesh” që femrat marrin nga meshkujt. Skena që na vjen ndërmend është ajo e disa djemëve të ulur diku duke ngënë fara dhe një vajzë që kalon pranë tyre. Është e sigurt që njëri nga ata do e “komplimentonte” vajzën me shprehjen: “Sa e mirë që qenke mi, si rrush…ose pjeshkë.”

Si e ke profilin e Instagramit?

Kjo shprehje, jo me doemos është një ngacmim, por shpesh djemtë e përdorin si “karrem” për të vazhduar komplimentat për një vajzë duke i treguar se sa bukur duket edhe në foto. Mirëpo kjo është edhe një mundësi shumë e mirë për të krijuar një kanal komunikimi mes tij dhe vajzës.

Jeni 2-she a bëhemi 4-she?

Këtë shprehje e dëgjon në ato raste kur dy vajza përballen me dy djem në rrugë. Nuk ka nevojë për shumë shpjegim se çfarë nënkuptohet me këtë shprehje.

Fishkëllima

Këtu mund të flasim sa gjatë të duam për formën, llojin, tingullin dhe gjatësinë e fishkëllimave që djemtë përdorin për t’i tërhequr vëmendjen një femre. Madje mund të flasim edhe për notën më të lartë muzikore të arritur nga fishkëllimat. Fishkëllima mund të vijë edhe nga ndonjë Audi A6 që ka qëndruar në semafor teksa ti gjendesh vetëm pak metra më larg në trotuar.

Krahasojnë me një personazh të njohur

Krahasimet janë të shpeshta. Sigurisht që ato bëhen për t’i tërhequr vëmendjen një femre dhe për t’i treguar asaj se duket mirë si personazhi më të cilin e krahason. Mirëpo kjo formë nuk funksionon gjithmonë, madje ka raste kur femra ndihet e fyer nga krahasimi që i është bërë.

Pasthirrma

Pasthirrmat po ashtu si fishkëllimat janë të shumta. Sigurisht, nuk janë një formë interesante ngacmimi por ja që është e shpeshtë tek meshkujt në vend.