Taksa e “Rrugës së Kombit” Gentian Zenelaj reagon mbi protestën: I kisha humbur shpresat që do kishte revoltë populli më në këtë vend – AlpeGossip
Taksa e “Rrugës së Kombit” Gentian Zenelaj reagon mbi protestën: I kisha humbur shpresat që do kishte revoltë populli më në këtë vend

Taksa e “Rrugës së Kombit” Gentian Zenelaj reagon mbi protestën: I kisha humbur shpresat që do kishte revoltë populli më në këtë vend

Ditën e sotme në “Rrugën e Kombit” janë zhvilluar protesta nga qytetarë të cilët janë ngritur kundër tarifës së taksimit që duhet paguar nga automjetet sa herë kalojnë në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Prej 4 orësh populli ka protestuar e ka këmbëngulur se miratimi i kësaj takse është i gabuar. Ata i kanë vënë flakën sportelit në kufi e ka patur gjithashtu edhe të lënduar si nga pala qytetare edhe efektivë të policisë. Ka patur shume emra të politikës që kanë reaguar pro dhe kundër protestave. Një prej tyre është moderator i “Stop” dhe aktori Gentian Zenelaj. Ai ka publikuar në Facebook një fotografi të shkëputur nga protesta duke u falenderuar qytetarët e Kukësit.

“Faleminderit Kukësi…se i kisha humbur shpresat që do kishte revoltë populli më në këtë vend”,- është shprehur aktori.

Mesa duket Genti ka qenë kundër vendosjes së kësaj takse. Ai beson se fuqia e një populli për të kundërshtuar është shumë e madhe dhe se ndoshta kjo protestë do të ndryshojë vendimin.