“NA MUNGON SHUMË”/ Vesa Luma emocionon me dedikimin për njeriun më të shtrenjtë: Mezi pres… – AlpeGossip
“NA MUNGON SHUMË”/ Vesa Luma emocionon me dedikimin për njeriun më të shtrenjtë: Mezi pres…

“NA MUNGON SHUMË”/ Vesa Luma emocionon me dedikimin për njeriun më të shtrenjtë: Mezi pres…

Vesa Luma dhe Big Basta pritën edhe këtë herë të parët vitin e ri 2021. Çifti i njohur jetojnë prej vitesh në Zelandën e Re, që është ndër vendet e para në botë që presin vitin e ri. Për shkak të kushteve të pandemisë këtë vit ata festuan vetëm me djalin e tyre, Lian. Vesa publikoi disa momente pas mbërritjes së 2021, në të cilat Big Basta shihej duke hedhur fishekzjarre para oborrit të shtëpisë së tyre.

Por në këtë vit të vështirë që lamë pas, më së shumti ata kanë ndjerë mungesën e të afërmve të tyre. Së fundmi Vesa i ka bërë një dedikim shumë prekës nënës së saj, e cila ka festuar ditëlindjen. Këngëtarja ka publikuar një video në të cilën shihet duke i kënduar nënës së saj “Tumankuqe” së bashku me Lianin. Ajo ka treguar se me të flet çdo ditë përmes rrjeteve sociale, por ja ndjen shumë mungesën një takimi real.

“Na mungon shumë gjyshja, por kujdesemi t’i këndojmë çdo mëngjes me Viber. Krejt ç’ka kisha dashtun sot është të festoj me ty jubilarin e ditëlindjes tande nan! Më mungon si e çmendur. Mezi po pres të hapen kufinjtë e ta gjej veten në përqafimin tënd! Të dua shumë ! Të mi gëzosh edhe 100 të të lumtura me ngrohtësinë, shëndetin e pozitivtetin që të karakterizon”, ka shkruar Vesa përkrah videos emocionuese.