MEDIAT SERBE E QUAJTËN SKANDAL KËNGËN E RE/ Reagon Leonora Jakupi: Terroristë… – AlpeGossip
MEDIAT SERBE E QUAJTËN SKANDAL KËNGËN E RE/ Reagon Leonora Jakupi: Terroristë…

MEDIAT SERBE E QUAJTËN SKANDAL KËNGËN E RE/ Reagon Leonora Jakupi: Terroristë…

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, njihet për këngët patriotike të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku. Para pak ditësh ajo ka publikuar një këngë që mban titullin “Komandant”.

Në videoklip, Jakupi shfaqet me kapuç me emblemën e UÇK-së. Kënga i dedikohet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Kjo ka bërë që këngëtarja e njohur shqiptare, e cila edhe vetë është bijë e një dëshmori të rënë në luftën e Kosovës, të përfundojë në faqet kryesore të mediave serbe.

Mediat serbe e quajtën “skandal” këngën e re, reagon

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”, shkruan një media serbe.

E lidhur me këto shkrime ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, e cila sigurisht ka dalë në kundërshtim me ta.

“Skandal jo por krenari. Terroristë jo por çlirimtar”, shkruan Jakupi bashkëngjitur me lajmin e medieve serbe.