EMOCIONOHET FJORALBA PONARI/ Moderatorja ndërpret xhirimet, nuk mundet të mbajë lotët në emision (VIDEO) – AlpeGossip
EMOCIONOHET FJORALBA PONARI/ Moderatorja ndërpret xhirimet, nuk mundet të mbajë lotët në emision (VIDEO)

EMOCIONOHET FJORALBA PONARI/ Moderatorja ndërpret xhirimet, nuk mundet të mbajë lotët në emision (VIDEO)

Fjoralba Ponari nisi sot në ekranin e “Top Channel” episodin e parë të emisionit “Më thuaj një dëshirë”. Moderatorja ka treguar më herët se ky program i kishte dhuruar emocione të forta dhe të njëjtën gjë përcolli sot edhe tek teleshikuesit.

Një nga historitë më prekëse ishte ajo e Kevinit, i cili kërkoi një protezë për babanë e tij, që ka humbur këmbën gjatë një aksidenti. Ai tregoi se proteza e babait të tij ishte shumë e vjetër dhe se për këtë arsye nuk mundet të dalë shumë nga shtëpia. Kevin u shpreh se dëshironte shumë që një ditë të dilte me gjithë familjen për të parë një film në kinema së bashku me babain.

Për shkak të kësaj historie kaq emocionuese, Fjoralba nuk ka mundur t’i mbajë as lotët.

Pa filluar ende transemtimi i emisionit, moderatorja u shpreh se e ka përjtuar shumë këtë program dhe se prej tij ka rënë 5 kilogramë.

“Uff aman se kam rënë 5 kilogramë që kur kam filluar xhirimet. Sa më shumë i largoheshim qendrës së kryeqytetit, aq më të thjeshta, të pafajshme e që të thyenin zemrën ishin dëshirat”, u shpreh moderatorja.

Ndërkohë e ftuar para 2 ditësh në emisionin “Shqipëria Live” ajo ka treguar se është lidhur shumë me fëmijët aq sa ka filluar të mendojë edhe vetë të bëjë një së shpejti.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Ponari.