ÇFARË FSHIHET PAS “GRUSHTIT” MES WITH SMITH DHE CHRIS ROCK? Nga miqësia te përplasja e tyre në çmimet “Oscar 2016” – AlpeGossip
ÇFARË FSHIHET PAS “GRUSHTIT” MES WITH SMITH DHE CHRIS ROCK? Nga miqësia te përplasja e tyre në çmimet “Oscar 2016”

ÇFARË FSHIHET PAS “GRUSHTIT” MES WITH SMITH DHE CHRIS ROCK? Nga miqësia te përplasja e tyre në çmimet “Oscar 2016”

Ajo që ndodhi mes Will Smith dhe Chris Rock në “Oscars 2022”, nuk ishte padyshim e inskenuar dhe as shaka, por ka disa gjëra më të thella nga sa duket rreth marrëdhënies së tyre.

Nëse Oscars po përpiqej të siguronte një moment viral, ia doli! Njeriu që do të kurorëzohej ‘Aktori më i mirë’ goditi me shuplakë një prezantues, gjysmë ore para se të merrte çmimin e tij.

Ju kujtojmë, megjithatë, se kjo nuk është hera e parë që kjo treshe përfshihet në incidente gjatë ceremonisë së ‘Oscar’. Edhe pse situata e tyre e nëparshme të paktën nuk pati konfrontim fizik.

Para së gjithash, Rock ka vite që njihet me të dy, pasi ka marrë pjesë në “The Fresh Prince of Bel Air” në 1995 dhe më vonë, ka qenë krah Pinkett Smith në tre filma të Madagaskarit.

Duke qenë prezantues i çmimeve Oscar më parë në 2005, Rock u ftua sërish në ceremoni në 2016- një vit që u kritikua shumë, madje u krijua edhe hashtagu #OscarsSoWhite si pasojë e mungesës së të nominuarve me ngjyrë, pavarësisht se kishte shumë interpretues dhe teknikë për të zgjedhur. Asokohe, Rock ironizoi yjet që kishin njoftuar se do të bojkotonin ceremoninë atë vit. Pinkett Smith ishte një prej tyre.

Dhe megjithëse Rock dikur deklaroi se “Nuk ka shaka me Will Smith”, me sa duket e harroi këtë më vonë duke treguar se ka qejf të bëjë shaka me Will dhe me gruan e tij. “Çfarë ndodhi këtë vit? Njerëzit u çmendën. Spike [Lee] u tërbua. Jada u çmend. Will u çmend. Të gjithë u çmendën!Jada tha se ajo nuk do të vijë. Unë thashë, “A nuk është ajo në një shfaqje televizive?” Jada do të bojkotojë Oscar? Jada të bojkotojë Oscarët është si unë të bojkotoj b*ekët e Rihannës. Unë nuk isha i ftuar! Burri i saj Will nuk ishte i nominuar. E kuptoj. Ti je zemëruar. Nuk është e drejtë që Will që ishte kaq i mirë, nuk u nominua. Ti ke të drejtë!”– tha ai në monologun e tij asokohe.

Kur paparacët fotografuan Smith të nesërmen në New York, ai thjesht buzëqeshi dhe bëri shenjën e paqes në përgjigje të çdo pyetjeje në lidhje me goditjen e Rock-ut. Pinkett Smith nga ana tjetër deklaroi: “Ka shumë gjëra që duhet të përballojmë, ka shumë gjëra në botën tonë tani.”

Vitin e kaluar Pinkett Smith zbuloi se është diagnostikuar me alopeci, një çrregullim autoimun, dhe vendosi të rruajë kokën. “Tani në këtë pikë, unë mund vetëm të qesh.” Por, njerëzt e tjerë që qeshin me këtë mund të përballen me Smith. Si Rock…

Will po buzëqeshte ndërsa komediani bënte shaka me Javier Bardem duke thënë se ai nuk do të dëshironte të fitonte në një natë që gruaja e tij, Penélope Cruz, nuk triumfoi, duke shtuar se ai vetë do të lutej që Smith të fitonte. Por kur Rock bëri shakanë e tij jo-kreative për kokën e rruar të Jada-s, kjo e fundit dukej aspak komode. Smith në fakt qeshi disi, por pasi pa shikimin e bashkëshortes, sa hap e mbyll sytë, shkoi pranë Rock-it – i cili ishte në skenë për të prezantuar “Dokumentarin më të mirë” dhe e goditi me shuplakë.

Në fillim u duk sikur ishte shaka, por dëshmitarët e kanë bërë të qartë se tensioni në dhomë ishte shumë i dukshëm. “Oh, uau! Uau. Will Smith sapo më goditi”, tha Rock duke mos u shfaqur aspak i zemëruar ndërsa ylli i “King Richard” u largua. Përkundrazi, ai kishte një lloj shprehie të kënaqur në fytyrë.

Ndërkohë, transmetimi u ndërpre teksa Will u ul përsëri në vendin e tij dhe bërtiste. “Mos e përmend emrin e gruas sime me gojë, m*t!” Për të cilën Rock u përgjigj: “Uau, shoku. Ishte një shaka e G.I. Jane.” Artisti nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me sherrin kur u pyet nga gazetarët më pas.

Por situata e tyre u komentua nga disa prej yjeve që ishin të gjithë të tronditur. Sean Combs kur u ngjit në skenë për prezantimin e 50-vjetorit të “The Godfather”, tha: “Nuk e dija se ky vit do të ishte Oscari më emocionues ndonjëherë. Will dhe Chris, ne do ta zgjidhim këtë si familje”. Will dhe Jada buzëqeshën. Situata u rikthye edhe nga bashkë-prezantuesja e mbrëmjes, Amy Schumer e cila tha: “A më ka humbur ndonjë gjë? Ka një atmosferë tjetër këtu …” E më pas Anthony Hopkins tha: “Will Smith i tha të gjitha. Çfarë mund të thuhet më shumë? Le të kemi paqe, dashuri dhe qetësi.”

Megjithatë, fjalimi emocional i Smith duket se e zgjidhi disi situatën pasi mes lotësh ai kërkoi falje.

Le të shpresojmë që ceremonia e ardhshme e “Oscar” mos të shkaktojë ndonjë incident tjetër.