U THA SE JANË ZËNË/ Arbana Osmani i habit të gjithë, ja veprimi i papritur ndaj Fjoralba Ponarit – AlpeGossip
U THA SE JANË ZËNË/ Arbana Osmani i habit të gjithë, ja veprimi i papritur ndaj Fjoralba Ponarit

U THA SE JANË ZËNË/ Arbana Osmani i habit të gjithë, ja veprimi i papritur ndaj Fjoralba Ponarit

A kishte vërtetë një sherr?! Kjo është pyetja që ngrenë ndjekësit në këtë momente, sa i përket dy moderatorëve Fjoralba Ponari dhe Arbana Osmani. Mediat shkruajtën disa muaj më parë se dy moderatorët kanë zhvilluar një debat të ashpër mes tyre në ambientet e televizionit ky punojnë.

E gjitha lidhej me një takim të Argjirës dhe Fjoralbës me Einxhel Shkirën, asokohe banore e “Big Brother Vip”.

Moderatorja e reality show-t akuzoi mikeshat e Einxhel se po ndikonin në lojën e saj me informacionet e dhëna gjatë takimit.
Pas kësaj mbrëmje u tha se Arbana dhe Fjoralba janë përplasur me njëra-tjetrën. Fjoralba iu drejtua Arbanës duke i thënë se produksioni e veçanërisht ajo vetë duhet t’i kërkojnë falje për mungesë etike profesionale duke shtuar se “nuk i ka kthyer përgjigje vetëm për të mos i ulur prestigjin si zonjë shtëpie”, siç raportoi Kryefjala.

Vetë dy protagonistet nuk i pohuan dhe mohuan kurrë këto zëra. Por një postim i Arbanës në rrjetet sociale ka treguar se ato vijojnë marrëdhëniet e mira së bashku. Arbana ka publikuar në llogarinë e saj të “Instagram” një foto teksa shikon emisionin “Portokalli” gjatë kohës që në ekran shfaqet Fjoralba. Mbi foto ajo ka shkruar vlerësime të mëdha për moderatoren, e cila ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë që nga humbja e mamasë së saj.

“E bukur, trime, e patrembur”, ka shkruar Arbana duke etiketuar Fjoralbën. Kjo e fundit e ka rishpërndarë duke shkruar: “Të dërgoj përqafime”.