PAS NDARJES NGA E DASHURA/ Chris Brown bëhet baba për herë të dytë (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA E DASHURA/ Chris Brown bëhet baba për herë të dytë (FOTO)

PAS NDARJES NGA E DASHURA/ Chris Brown bëhet baba për herë të dytë (FOTO)

Reperi i famshëm, Chris Brown do të bëhet baba për herë të dytë. “Page six” bën të ditur se reperi 30-vjeçar po pret fëmijë me ish-të dashurën, Ammika Harris.

Chris dhe Ammika nuk ishin në lidhje për një kohë të gjatë megjithatë një fëmijë do t’i bashkojë përgjithmonë.

Ammika është modele shumë e ndjekur në Instagram. Së fundmi ajo kishte lënë të kuptohej se ishte shtatzënë me një foto ku shfaqej e veshur një fustan të bardhë ku dukej qartë barku i rrumbullakosur.

Mediat e huaja shkruajnë se reperi së fundmi është ndarë nga e dashuria e tij Indymarie për shkak të shtatzënisë së modeles.

Ky do të jetë fëmija i dytë i Chris Brown pasi ai ka edhe një vajzë me ish-partneren Nia Guzman.