MIQTË I NXJERRIN ZBULUAR/ Nevina dhe Eros Grezda çifti më i ri i showbizit (FOTO) – AlpeGossip
MIQTË I NXJERRIN ZBULUAR/ Nevina dhe Eros Grezda çifti më i ri i showbizit (FOTO)

MIQTË I NXJERRIN ZBULUAR/ Nevina dhe Eros Grezda çifti më i ri i showbizit (FOTO)

Disa muaj më parë në media u përfol se moderatorja e njohur Nevina Shtylla është në një lidhje me futbollistin Eros Grezda. Ata ishin parë bashkë në kohën kur Eros qëndronte në Tiranë dhe madje kanë publikuar dhe një foto së bashku, mirëpo moderatorja i hodhi poshtë lajmet duke treguar se ata ishin takuar rastësisht.

Aludimet se Nevina dhe Eros janë çifti më i ri i showbizit nisën sërish pak ditë më parë për shkak të disa komenteve mes dyshes. Eros nuk i rezistoi dot fotos së moderatores dhe i komentoi me një emoji sirene, ndërsa Nevina i ktheu përgjigje menjëherë.

Ndërkohe, edhe pse mundohen që lidhjen  6 mujore ta mbajnë larg vëmendjes së mediave, miqtë të afërt të Nevinës kanë zbuluar për ‘Panorama Plus’ se ata janë në të vërtetë në lidhje  dhe madje kanë filluar edhe pushimet së bashku.