DEA MICHEL NIS PROGRAMIN E RI “INFLUENCER”/ Ja çfarë fshihet pas tij – AlpeGossip
DEA MICHEL NIS PROGRAMIN E RI “INFLUENCER”/ Ja çfarë fshihet pas tij

DEA MICHEL NIS PROGRAMIN E RI “INFLUENCER”/ Ja çfarë fshihet pas tij

Pas kuriozitetit të madh që fshihej rreth programit më të ri të Deas, më në fund, ditën e djeshme është zbuluar gjithçka. “Influencer” quhet rubrika më e re në “E diell”, nën drejtimin e Dea Mishel dhe Argjira Spanca, njëherësh edhe autore të këtij programi.

Por si do të funksionojë “Influencer”?

Dea ka shpjeguar se do të jenë 10 “influencers” të rinj, pesë prej të cilëve do jenë djem dhe pesë do të jenë vajza. Të gjithë ata do të jenë nga fusha të ndryshme por që janë të lidhur ngushtë me artin. Ata do të jetojnë bashkë dhe do të sfidohen çdo javë për të treguar talentin dhe aftësitë e tyre. Të gjitha detajet e punës së tyre do të mund të shihen nga i gjithë publiku, i cili do të shohë një grup të rinjsh tepër argëtues.

Sa i përket sfidave që do të përballen “influencers” do të jenë për “content creating”, pra krijimi i fotove/videove për rrjetet sociale. Me pak fjalë, puna që bën një “influencer”.
Por cili është qëllimi kryesor i “Influencer”?

Qëllimi kryesor i këtij programi është që shohim nga afër botën e “Influencers” gjatë sfidave që organizohen dhe se në përfundim të tij, do mund të mësoni rreth meaxhimit të rrjeteve tuaj personale apo qoftë edhe në biznes. Dea ka shpjeguar gjithashtu se ky format mund të jetë i ngjashëm me Big Brother pasi të gjithë jetojnë bashkë në një vilë por që tashmë ky element është pjesë e shumë formateve të “reality show”.