JETOJNË NË TIRANË APO PRISHTINË? Dj Dagz zbulon nëse është martuar në fshehtësi: Einxhel… – AlpeGossip
JETOJNË NË TIRANË APO PRISHTINË? Dj Dagz zbulon nëse është martuar në fshehtësi: Einxhel…

JETOJNË NË TIRANË APO PRISHTINË? Dj Dagz zbulon nëse është martuar në fshehtësi: Einxhel…

Ata janë një nga çiftet më të dashur dhe të komentuar nga publiku shqiptar. Është fjala për Dj Dagz dhe Einxhel Shkira, të cilët u njohën në shtëpinë e “Big Brother VIP 1”, ku midis tyre lindi një histori dashurie.

Edhe pse kishte shumë skeptikë mbi marrëdhënien e çiftit, Dj dhe moderatorja e njohur treguan se dashuria e tyre ishte e vërtetë dhe jo një lojë brenda shtëpisë

Çifti janë prindër të një djali, Trev, dhe së fundmi kanë nisur bashkëjetesën në Kosovës, pasi Einxhel është zhvendosur atje.

Gjatë një interviste, Dj Dagz ka treguar se me Einxhel ende nuk janë martuar dhe planifikojnë të bëjnë një dasmë pasi të rritet djali i tyre.

“Nuk jemi martuar në fshehtësi sepse nuk besoj as që mund ta bëj në fshehtësi, çdo detaj del në media. Dasmën se kam shumë qejf, nuk jam tip dasmë. Por Einxhel e ka shumë qejf dhe nëse ajo e dëshiron patjetër. Nuk është se nuk e kemi menduar, por duke qenë se Trevi ka ardhur në jetë 8 muaj më parë, duam që edhe ai të jetë pak më i madh e të jetë një dasmë që ta kemi përjetë.

Kemi 1 muaj që jemi zhvendosur për të jetuar në Kosovës, ajo po punon përmes telefonit. Unë kam qejf që të punojë në Kosovë, sepse dua ta kem afër. Puna na ka sjellë të jetojmë në Kosovë”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.