E mbani mend serialin ‘Komuna Parisit’? Florian Agalliu ju kujton si dukej kur ishte pjesë e tij – AlpeGossip
E mbani mend serialin ‘Komuna Parisit’? Florian Agalliu ju kujton si dukej kur ishte pjesë e tij

E mbani mend serialin ‘Komuna Parisit’? Florian Agalliu ju kujton si dukej kur ishte pjesë e tij

Një nga serialet më të suksesshëm shqiptarë ka qenë edhe ‘Komuna e Parisit’. Prodhim i Top Channel dhe Digitalb që vite më parë mbante mbërthyer para ekranit shqiptarët, me aktrimin argëtues të disa të rinjve. Mes tyre spikati edhe Florian Agalliu, djali bukurosh që kishte talent edhe për aktrim. Pavarësisht se tashmë i është përkushtuar televizionit si prezantues i disa programeve edhe ai vet ka ndjerë nostalgji për kohën kur aktronte. Ditën e sotme ai ka ndarë me të gjithë një foto nga seriali.

Më i ri atëherë, por padyshim më simpatik sot, Flor Agalliu na kthen të gjithëve pas në kohë. “Të paktën për flokë skemi vuajtur”,-ka shkruar ai.