Flamuri i Kosovës u ndalua në BOTËROR! Era Istrefi “thyen” rregullat, bën SHQIPONJËN e veshur me… (FOTO) – AlpeGossip
Flamuri i Kosovës u ndalua në BOTËROR! Era Istrefi “thyen” rregullat, bën SHQIPONJËN e veshur me… (FOTO)

Flamuri i Kosovës u ndalua në BOTËROR! Era Istrefi “thyen” rregullat, bën SHQIPONJËN e veshur me… (FOTO)

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka performuar në ceremoninë mbyllëse para finales së Kupës së Botës në Rusi, e cila ishte një prej ngjarjeve më të mëdha në botën e futbollit, ku flamuri i Kosovës u ndalua të valviste.

Flamuri i Kosovës u radhit u ndalua të valvitej bashkë me flamurin e Tajvanit, Iranit pararevolucionar, flamuj të lëvizjeve separatiste, si dhe flamujt të grupeve terroriste përfshirë të Shtetit Islamik (ISIS),

Kosova sot u përfaqësua nga vazja e saj, Era.

Era Istrefi  performoi këngën “Live it Up”, bashkë me aktorin dhe këngëtarin e mirënjohur botëror Will Smith dhe Nichky Jam, para fillimit të ndeshjes finale mes Francës dhe Kroacisë.

Pas super performancës para finales së madhe të Botërorit, Era Istrefi ka ndjekur nga podiumi ndeshjen.

Fitorja e Francës është pritur me gëzim nga këngëtarja shqiptare, e cila ka festuar duke bërë gjestin e shqiponjës.

“Mirënjohje për të gjithë. Dashuri për të gjithë kombet”, shkruan Era e cila ka pozuar me duart lart.

Ajo që vihet re tjetër në foton e Era Istrefit janë dhe ngjyrat në veshjen e saj. Ngjyra blu dhe e verdhë që i shkojnë përshtat flamurit të Kosovës, i cili ishte i ndaluar të valvitej në stadium.

Simboli i shqiponjës u bë dhe nga dy futbollistët me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në ndeshjen me Serbinë.

Që pas tyre shqiponja ka filluar të njihet kudo në botë madje aq sa të bëhet dhe frymëzim për markën e njohur “Louis Vuitton”. Logoja e flamurit shqiptar me shqiponjën dy krenare është vendosur edhe në çantat e markës më të shtrenjtë në botë./Përgatiti AlpeNews.al/