Fifi rrëfen se fama jo gjithnjë mund të jetë e mirë: Kisha frikë, u izolova dhe thashë se… – AlpeGossip
Fifi rrëfen se fama jo gjithnjë mund të jetë e mirë: Kisha frikë, u izolova dhe thashë se…

Fifi rrëfen se fama jo gjithnjë mund të jetë e mirë: Kisha frikë, u izolova dhe thashë se…

E ftuar në emisionin “Thumb” ka qenë Fifi. Këngëtarja ka treguar për planet e saj të ardhshme në muzikë por edhe si kanë qenë fillimet e saj në muzikë.

Aulona i ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë Fifit duke i thënë se shumë pëlqyes të muzikës së saj madje edhe vetë ajo kanë menduar se në një pikë të suksesit të saj Fifi u bë pak mendjemadhe.

Këngëtarja u shpreh se ajo në fakt nuk është tip i tillë edhe pse në një moment pati frikë se mos suksesi e ndryshonte dhe ndikonte keq tek ajo.

“Kisha frikë mos më binte në kokë suksesi. Mos shkalloja, dhe i thoja Bledi (menaxherit) që mos më lërë të shkasë. Për një periudhë rrija dhe izolohesha prej njerëzve që mos të më shihnin dhe thoshin shiko kjo paska rrëshkit .Thosha mos po shkalloj. “,- është përgjigjur Fifi.