“LEXOJA LETRËN TËNDE DHE QAJA NË ÇDO FJALË”/ Fjodora Fjora emocion me urimin për të atin (FOTO) – AlpeGossip
“LEXOJA LETRËN TËNDE DHE QAJA NË ÇDO FJALË”/ Fjodora Fjora emocion me urimin për të atin (FOTO)

“LEXOJA LETRËN TËNDE DHE QAJA NË ÇDO FJALË”/ Fjodora Fjora emocion me urimin për të atin (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjodora Fjora i ka emocionuar ndjekësit në Instagram me postimin e fundit ku i uron ditëlindjen të atit. Në urimin e saj, Fjodora i shpreh mirënjohjen të atit për përkrahjen e tij në momentin kur ajo vendosi të birësoi djalin.

“Ne diten e lindjes tende babush dua ti shkruaj dy rrjeshta…
Te jesh prind eshte pune e veshtire, te jesh baba une se di se sa… por di qe ti je i jashtezakonshem! 5 vjet me pare me nise nje leter, te shkruar me dore, ashtu thjesht me emocionet e medha te nje prindi qe kupton se femija i tij ka marre nje vendim te rendesishem, te pakthyeshem me jeten e tij…

Me thoje se shpesh nuk te kisha pyetur per vendimet qe kisha marre ne jete, dhe per kete vendim serish nuk po te pyesja! Por me rrefeve se çdo vendim i imi te kishte bere me krenar per mua, vajzen tende per ato cka kisha arritur ne jete!

Por vendimin per nipin tend ti e quajte thjesht, vendimi me pak egoist qe une kisha marre ne jeten time dhe ti nuk kishe fjale per ta pershkruar ate…

E kujtoj si sot, lexoja letren tende dhe qaja, ne cdo fjale! Me shkruaje se ti do te ishe aty, perkrah meje dhe vogelushit tim ne cdo hap… sikur ta dije ti, ne kete dite te lindjes tende sa me fat jam une qe jam vajza jote!

Sa e lumtur jam qe kam marre sadopak nga drita jote, miresia jote, qenia jote! Babi, nese ndonjehere te merzis, tani qe jam prind vete e kuptoj… Te jesh prind nuk eshte e lehte, por lum ai prind qe femijet e tij e bejne krenar. Dhe mbi te gjitha lum une qe jam vajza jote Fadil Fjora.
Te duam shume, pafund, e sdo resht asnje moment duke ta thene kete gje o gjyshi!  Edhe 100 zemra ime”, shkruan Fjodora.