Iku me sherr nga Portokallia? Gent Hazizi tregon si ndodhi - AlpeGossip
Iku me sherr nga Portokallia? Gent Hazizi tregon si ndodhi

Iku me sherr nga Portokallia? Gent Hazizi tregon si ndodhi

Gent Hazizi i dha fund rrugëtimit të tij në “Portokalli” ku dha disa shfaqje stand-up, tre vite më parë, megjithatë siç tregon ai sot i ftuar në “Xing me Ermalin”, nga spektakli i humorit është larguar pa sherre siç është përfolur.

“Nuk kam ikur me sherre, kam ikur qetësisht si gjithë të tjerët”, u shpreh Genti duke shtuar se vazhdon të ketë marrëdhenie të mira me aktorët.

“Besoj jam i vetmi që çdo fillim sezoni i marr kolegët që kam pasur shumë miq në telefon dhe i uroj”, tregoi Gent Hazizi.

“Ata që nuk i kam miq i dërgoj thjesht një mesazh ‘Urime për sezonin’, shtoi aktori.