E kritikuan se u martua me maqedonas, flet Adelina Tahiri: Dashuria s’ka rracë, as moshë – AlpeGossip
E kritikuan se u martua me maqedonas, flet Adelina Tahiri: Dashuria s’ka rracë, as moshë

E kritikuan se u martua me maqedonas, flet Adelina Tahiri: Dashuria s’ka rracë, as moshë

Pasi konfirmoi dje shtatzëninë me një foto ku zbulonte edhe gjininë duke shkruar “Është djalë”, Adelina Tahiri sot ka rrëfyer për herë të parë ndjenjën e bukur që po përjeton gjatë kësaj periudhe në pritje të ëmbël.

Me anë të një fotoje në Instagram, Adelina ka falenderuar të gjithë për urimet dhe shkruan se është shumë e emocionuar e se asgjë nuk e bën më të lumtur sesa shtatzënia.

“Doja t’ju falenderoja të gjithë për përkrahjen, për mirëkuptimin dhe çdo gjë të bukur të dedikuar. Faleminderit nga zemra është fjalë e vogël. Jam në një gjendje aq të emocionuar dhe të mirë saqë nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj dhe të tregoj si ndihem. Dashtë Zoti çdo femër të kaloj në këtë periudhë më të bukur jetësore, se asnjë gjë nuk më bën më të lumtur sesa shtatzënia”, shkruan Adelina.

Në fund këngëtarja përmend faktin që është shqiptare dhe do mbetet e tillë dhe se dashuria nuk ka moshë e as rracë, si kundërpërgjigje ndaj fansave që e kanë krtikuar për faktin që është martuar me milionerin maqedonas 50-vjeçar.

“Dua vetëm një gjë që shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashuri. Dashuria në jetë nuk ka fe, rracë, as moshë e as kufi. Unë nuk harroj kush jam, rrethanat nuk më ndryshojnë e as njerëzit që më rrethojnë. Jam krenare që jam shqiptare. Kam lind dhe do vdes e tillë”, përfundon Adelina