Fshati shqiptar po le burrat beqarë: Nuk ka rrugë për nuset! - AlpeGossip
Fshati shqiptar po le burrat beqarë: Nuk ka rrugë për nuset!

Fshati shqiptar po le burrat beqarë: Nuk ka rrugë për nuset!

Sot, në 2018- n ndërkohë që Elon Musk synon të lëshojë një makinë Tesla në hapësirë , burrat e fshatit Shegas të Lushnjës po mbeten beqarë për një arsye që s’të ndodh ta dëgjosh çdo ditë: nuk ka rrugë, nuk ka nuse!

Në një kronikë të “Top Channel- it” tregohet se si 200 familjet që jetojnë në fshat janë në harresë totale.

“Jetesa është shumë e vështirë, këtu vdes. Nuk vjen dot as me makinë. Nëse kemi ndonjë të sëmurë e transportojmë me karrrocë dore. Po ngordhin edhe gomerët. Jemi të harruar.”

Për t’u lidhur me pjesën tjetër, fshatarët duhet të përshkojnë një rrugë 5 km, por kushtet e saj i kanë shtyrë të mos kenë zgjedhje tjetër veçse të izolohen. Ky izolim siç merret me mend ka patur pasoja sociale.

Në pamundësi për të dalë nga aty ku janë, për të njohur vende dhe njerëz të rinj, djemtë e fshatit janë ende beqarë. Kjo sepse askush nuk vjen nuse në Shegas.

“Na ngelën djemtë pa martuar. Ndërsa gocat e shkreta na i marrin. Na kanë mbetur djemtë pa martuar.” tha njëri prej tyre.