Ju kujtohet ky propozimi i veçantë? Nuk do ta besoni ç’ka ndodhur me çiftin – AlpeGossip
Ju kujtohet ky propozimi i veçantë? Nuk do ta besoni ç’ka ndodhur me çiftin

Ju kujtohet ky propozimi i veçantë? Nuk do ta besoni ç’ka ndodhur me çiftin

Në janar të vitit të kaluar, bëri xhiron e rrjeteve sociale një video e një vajze që merrte propozim martese nga partneri në dëborë. Çifti dhe miqtë e tyre po bënin lojën “mannequin challenge” kur papritur Andi nxori unazën dhe i propozoi Sonilës.

Sonila e habitur dhe shumë e lumtur përqafoi partnerin dhe tha “Po”.

Më shumë se 1 vit, pas këtij propozimi çfarë ka ndodhur me çiftin?

Sot ata janë bërë prindër për herë të parë. Këtë e ka zbuluar Klea Huta e cila siç duket është mikeshë me Sonilën. Aktorja ka publikuar një foto të çiftit me vajzën e porsalindur dhe ka zbuluar emrin e saj “Hana”.

Klea ka shkuar gjithashtu edhe në maternitet dhe ka postuar një video nga takimi me Sonilën./Xing.al