“MAMA E DIVORCUAR ME DY KALAMAJ”/ Trejsi Sejdini flet për sherrin në klub – AlpeGossip
“MAMA E DIVORCUAR ME DY KALAMAJ”/ Trejsi Sejdini flet për sherrin në klub

“MAMA E DIVORCUAR ME DY KALAMAJ”/ Trejsi Sejdini flet për sherrin në klub

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video ku shfaqeshin disa vajza që bënin sherr në një klub në Sarandë. Mediat shkruanin se njëra prej vajzave ishte Trejsi Sejdini e cila po i kalon pushimet në Sarandë dhe kishte postuar një foto me të njëjtën veshje që shfaqet në video.

Mirëpo në një postim në Instagram Trejsi ka sqaruar se nuk ka pasur lidhje me sherrin dhe ajo thjesht ka qenë prezente.

“Ka disa dite qe po qarkullon lart e poshte neper portale nje video ku duket sikur une perfshihem ne nje debat. Faktikisht pamjet e njerezve jashte atij klubi te lene te mendosh dicka te tille por une doja t’ju qetesoja sadopak te gjitheve pasi lajmi nuk eshte i vertete. Une kam ardhur per pushime me mikeshat e mia dhe s’kam lidhje me asnje konflikt. Nuk eshte faji im qe ka njerez qe zihen neper clube ku jam dhe une prezente po kjo s’do te thote detyrimisht qe kam dhe une lidhje me sherrin. Keshtu qe merruni me punet tuaja se te ishte per portalet do me kishin nxjerr mama te divorcuar me dy kalamaj tani. Kalofshi nje dite te bukur”, shkruan Trejsi.