BËRI “NAMIN” ME VESHJEN NË KONCERT/ Deputeti i drejtohet Fjollës: Hiq dhe brekët – AlpeGossip
BËRI “NAMIN” ME VESHJEN NË KONCERT/ Deputeti i drejtohet Fjollës: Hiq dhe brekët

BËRI “NAMIN” ME VESHJEN NË KONCERT/ Deputeti i drejtohet Fjollës: Hiq dhe brekët

Fjolla Morina ka qenë qendra e vëmendjes së mediave që prej mbrëmjes së djeshme për shkak të veshjes së saj në koncertin që mbajti në Skënderaj. Fjolla dukej në super formë me veshjen ekstravagante, por për të u kritikua shumë.

Lidhur me këtë rast reagoi edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i cili në një postim në Facebook shkruante: “Sa shume ka “arrite” Drenica?!!!Disa namuzeli, qe 1000 tezeza i kane ba dhe i bajne, me kane kritiku se gjoja une perdori fjalor ba.nal. Shiheni kete foto nga koncerti ne Skenderaj, edhe hajde me thoni se a ke çare pa …E kush e ka organizu kete koncert edhe kush i ka ftu?!!!”

Fjolla iu kundërpërgjigj Milaimit duke thënë se ai ka pasur dëshirë të ishte në koncert.

“Milaim e di që ti shumë kishe pas qejf me kon aty se tu kish rrit ymri njo 10 vjet ma shumë, po nuk tu jep ajo knaqësi”, tha Fjolla gjatë një prononcimi për lajmi.net.

Pas kësaj, Milaimi reagoi me një tjetër deklaratë duke sqaruar statusin e tij.

“Po shumë mirë e ka pas se unë kisha pas qejf edhe asnjë vërejtje unë nuk e kam ndaj Fjolla Morinës. Shkrimi im të cilin unë e kam bë është veq njerëzit që e kanë sha Fjolla Morinën, ju kam thënë ju në qoftëse keni ankesa, ankesat paraqiten te organizatori. Kurgjo apsolut une Fjolla Morinën e kam mikeshë timen private. Unë jam përgjegjës çka shkruaj nuk jam përgjegjës çfarë kuptojnë njerëzit e sidomos disa gazetarë. Qysh po dojnë po i devijojnë rastet vetëm për klikime. Unë kam thanë, kush e analizon mirë shkrimin tim, qe në qoftëse keni kritika, kritikat drejtoni te organizatori. Fjolla e ka të drejtën apsolute të Zotit dhe brekt me i hjek, nuk kam asnjë vrejtje ndaj saj. Fjollës i ju sulën pa të drejtë.

Nëse mendojnë njerëzit se organizimi i koncertit ka qenë i gabueshëm është se nuk është dashtë me u ftu Fjolla ose dikush tjetër, kritikat e tyne duhet me i drejti te organizatorët e këtij koncerti.. A Fjolla shumë mirë ka thanë. Sa ka thane me mu zgjat jeta? Shtoja edhe 10 thuj, boni 20”, tha deputeti i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Milaimi për lajmi.net.