”MENDOJNË SE UNË VUAJ URIE”/ Dafina na zbulon të gjithëve se si kujdeset për trupin e saj – AlpeGossip
”MENDOJNË SE UNË VUAJ URIE”/ Dafina na zbulon të gjithëve se si kujdeset për trupin e saj

”MENDOJNË SE UNË VUAJ URIE”/ Dafina na zbulon të gjithëve se si kujdeset për trupin e saj

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po kalon disa ditë pushime në Maldive, në shoqërinë e nënës së saj dhe motrës. Këto ditë ajo po i shijon në maksimum dhe po ashtu ka publikuar foto dhe video në rrjete sociale.

Në një foto të publikuar ajo shihet e veshur me bikini dhe ndjekësit e kanë komentuar rreth formave të saj trupore.

Sipas tyre ajo është shumë e dobët dhe duhet të ushqehet. Mirëpo Dafina iu ka treguar se ajo kujdeset për trupin e saj më shumë nga c’mund të imagjinojnë ata. Këngëtarja ka publikuar një foto të Instastory, ku dallohet një pjatë ushqimi.

Krahas saj ajo ka shkruar: “Për ata që mendojnë se vuaj urie. Unë ha! Ha 4 herë në ditë dhe stërvitem! Paqe!”.