Dj Sardi flet për bashkëpunimin me Alban Skënderajn - AlpeGossip
Dj Sardi flet për bashkëpunimin me Alban Skënderajn

Dj Sardi flet për bashkëpunimin me Alban Skënderajn

Ritmet funky-disco dhe personazhet nga e përditshmja janë kombinimi më interesant që mund të gjeni në qarkullim këtë verë.

Është video e re e Dj Sardit, i cili këtë radhë zgjodhi të bashkëpunojë me romantikun e muzikës shqiptare, Alban Skënderaj.

“Imagjino” vjen në një stil të kapshëm dhe të thjeshtë për ta fiksuar. Mesa duket, producenti shqiptar i muzikës elektronike nuk i është shmangur ndikimit nga artistë botërorë me hite të njohura.

Me gjithë profilet e tyre aq të ndryshëm në muzikë ata ia dolën të na befasojnë. Por, rruga drejt finalizimit të një kënge nuk është aq e kollajtë. Për herë të parë Sardi rrëfën për “Jo vetëm modë” prapaskenat që ndoshta nuk i imagjinonit.

“Kur e kam nisur projektin nuk kam patur një ide të saktë për këngëtarin dhe ishte shumë e vështirë të gjeje dikë që t’i përshtatej. Për shumë kohë kanë qëndruar në kompjuterin tim dhe më pas më erdhi një ide për Albanin. Ia propozova, i pëlqeu shumë dhe tani është finalizuar. Klipi na ka marrë shumë kohë”, tregoi Sardi.

Ai kryeson listën e Dj-ve më të kërkuar të jetës së natës. Por ritmet e çmendura, me sa duket i rezervon vetëm për të rinjtë në klube.

“Nuk është një këngë diskotekash, është këngë radioje dhe profesionale. Muzika nuk është vetëm në klub, është dhe në makinë edhe në dush”, shton ai.

Ndonese është diplomuar për kompozicion në muzikën klasike, pasioni i Sardit është muzika elektronike. E kemi dëgjuar në bashkëpunime me Dafinën, Ledrin apo Venerën. Megjithatë, hitet e tij duket se nuk kanë të njëjtin efekt në familje. Të atin, kompozitorin e njohur Flamur Shehu, nuk mund ta konsiderojmë një fans të Sardi

“Unë konsultohem me babin tim, por në fund të një projekti, sepse në fillim ai është i prerë, më thotë nuk bën”, tha Dj.

Çfarëdo që t’i thotë babai, bashkëpunimet as që kanë ndërmend të ndalen. Madje projekti i radhës do ta kthejë me një hit legjendar të diskotekave.

“Bashkëpunimin e radhës e kam me Venerën dhe jemi në përfundim të projektit”, shtoi ai.

E deri atëherë, prezencën e tij përpara kamerave nuk mund ta kalojmë pa sjellë në mend hitin që na la dhuratë nga Kënga Magjike, të qeshurën e tij./tvklan.al