Njihuni me babain që po bën xhiron e rrjetit: Nëse fëmijët tuaj po sillen keq, ju ndihmoj unë... - AlpeGossip
Njihuni me babain që po bën xhiron e rrjetit: Nëse fëmijët tuaj po sillen keq, ju ndihmoj unë…

Njihuni me babain që po bën xhiron e rrjetit: Nëse fëmijët tuaj po sillen keq, ju ndihmoj unë…

Nuk ka prind që nuk i ka dhënë një shuplakë të mirë fëmijës dhe duhet ta pranojmë se ndonjëherë këta të fundit e meritojnë.

Por vetëm një shuplakë ama. Kështu ka menduar edhe një baba i cili doli në internet me një postim ku tregohej se ishte në rrugë me një tabelë që lexonte “dajak falas” për fëmijët që sillen keq.

Duejn Stemper, në Muncie, Indiana (SHBA) shkroi te tabela:

Keni fëmijë që e kanë hak një dajak të mirë? Mezi po prisni sa të vijë shtatori e t’i çoni në shkollë? Sillini këtu, se ju ndihmoj unë, falas. Nuk pranoj fëmijë mbi 13 vjeç, se ata rrezik më rrahin mua.”
Por fotoja që u përhap në internet dhe përtej shakasë u kthye në një debat serioz për prindërit që i rrahin fëmijët si formë edukimi. Shumë prej komentuesve nuk qeshën aspak, dhe e panë përdorimin e rrahjes së fëmijëve si një prej arsyeve kryesore të problemeve pas rritjes.

Elizabeth Gershoff, pedagoge e zhvillimit familjar te Universiteti i Teksasit, tha që nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se e rrahura e korrigjon sjelljen e gabuar të një fëmije.

Akademia Pediatrike e Amerikës po ashtu është kundër ndëshkimit fizik ndaj fëmijëve, sepse u mëson që sjellja agresive është mënyrë për të zgjidhur problemet.

Mirëpo babai ka këmbëngulur me të tijën:

Në dreq me gjithë shkencën. I kam rrahur nga pak fëmijët para se të bëheshin 13 vjeç, dhe ka funksionuar. Rrahja ka funksionuar dhe për prindërit e mi, dhe për gjyshërit. Shumica e atyre që janë kundër rrahjes, s’kanë fëmijë.”
Ndërkohë që ka shumë komentues që e mbështesin.