I MARTUAR ME NORËN/ Roberti “arratisej” për pushime me Jessica Kadiun – AlpeGossip
I MARTUAR ME NORËN/ Roberti “arratisej” për pushime me Jessica Kadiun

I MARTUAR ME NORËN/ Roberti “arratisej” për pushime me Jessica Kadiun

Prej ditësh në median rozë qarkullon lajmi se Robert Berisha ishte në një lidhje jashtëmartesore me një modele të njohur nga Burreli. Jessica Kadiu është vajza që përflitet të jetë shkaku i ndarjes mes dy këngëtarëve, Nora dhe Robert.

Pas fotove të publikuara nga Prive.al, ku Robert Berisha ndodhej në Turqi bashkë me modelen dhe po konsumonin mëngjesin romantik, menjëherë ka reaguar këngëtari duke e hedhur poshtë lajmin, pasi ka publikuar foton përkrah katër bukurosheve, duke lajmëruar një projekt të ri.

Megjithatë n’ZOOM, sjell fakte të reja, që vërtetojnë se Robert Berisha kishte kryer pushime me Jessica Kadiun edhe gjatë bashkëjetesës me Nora Istrefin.

Fotot e siguruara nga n’ZOOM të një viti më parë, sigurojnë se Roberti dhe modelja nga Burreli, ishin bashkë me pushime në Turqi.