E njohur për shpenzimet e “çmendura” që bën për veshjet nuk kishte se si garderoba e saj të mos dukej super luksoze.
Fjala është për Riselda Sejdiajn, pedagogen në “Universitetin e Arteve” e cila një kohësisht është martuar me një burrë 30 vite më të madh në moshë.
Shpeshherë e shohim të “reklamojë” në Instagram shifrat e larta të “shoppingut” luksoz që realizon.
Kësaj here na njohu me gjithë garderobën, dhe u “trullosëm” nga luksi i saj.