PAS VDEKJES SË MAC MILLER/ Ariana Grande performon për herë të parë në skenë (VIDEO) – AlpeGossip
PAS VDEKJES SË MAC MILLER/ Ariana Grande performon për herë të parë në skenë (VIDEO)

PAS VDEKJES SË MAC MILLER/ Ariana Grande performon për herë të parë në skenë (VIDEO)

Ariana Grande ka bërë rikthimin e saj triumfues në skenë.

Mbrëmjen e së hënës, në NBC u transmetua ‘A Very Wicked Halloween: Celebrating 15 Years on Broadway’.

Dhe këngëtarja bëri një interpretim mbresëlënës të ‘The Wizard and I”.

Performanca solli për herë të parë në skenë Granden që nga vdekja e ish të dashurit të saj, Mac Miller në shtator dhe ndarja me ish të fejuarin Pete Davidson, në mes të tetorit.

Në event ylli i popit u shfaq pa unazën e saj të fejesës dhe me tatuazhin dedikuar Pepe të mbuluar.

Pjesëmarrja e saj në mbrëmjen speciale nuk ishte e sigurtë.

Që pas vdekjes së Miller, ajo anulloi një sërë performancash.